“Open Stage” për futbollistët e rinj shqiptarë nis me Elseid Hysaj (video)

“Open Stage” për futbollistët e rinj shqiptarë nis me Elseid Hysaj (video)

Edicioni i radhës i seleksionimeve Open Stage për futbollistët e rinj shqiptarë që jetojnë dhe luajnë në vende të ndryshme të botës ka nisur sot rrugëtimin e tij. Përgjatë 4 ditëve, në “Shtëpinë e Futbollit” do të mirëpriten qindra djem të grupmoshave të ndryshme për t’u bërë pjesë e ekipeve kombëtare në të ardhmen. Në ditën e parë të Open Stage u vëzhguan djemtë e vitlindjes 2011, të cilët treguan aftësitë e tyre para specialistëve të FSHF. I ftuar special i ditës së parë ishte lojtari i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, i cili ndoqi nga afër ndeshjet e zhvilluara mes grupeve të futbollistëve të rinj. Në një prononcim për fshf.org, mbrojtësi i Kombëtares u shpreh se ky event është një mundësi e mirë për lojtarët...