Real Madrid ka gati goditjen e parë të janarit, 30 milionë euro për yllin e ri ballkanas

Real Madrid ka gati goditjen e parë të janarit, 30 milionë euro për yllin e ri ballkanas

8 Dhjetor 2025 18:26 Telesport Christos Mouzakitis, mesfushori 18-vjeçar i Olympiacos, është një nga emrat e rinj që ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, por garës për transferimin e talentit të ri grek i prin Real Madridi. Performanca e tij në Champions League pikërisht kundër Real Madridit, konfirmoi aftësinë e tij për të garuar në nivelin më të lartë, duke përforcuar interesin e klubit spanjoll. Mesfushori grek dallohet për leximin e tij të lojës, saktësinë e pasimeve dhe një personalitet mbresëlënës për moshën e tij të re. Gjatë gjithë këtij sezoni, ai ka luajtur 16 ndeshje zyrtare, duke regjistruar dy asiste dhe duke demonstruar pjekuri dhe kontroll në mesfushë. Duke ditur strategjinë që ka ndaj talenteve të reja, Real Madrid nuk dëshiron të...