Barcelona heq dorë nga Rashford, Flick kërkon anësorin e Chelsea-s

Barcelona heq dorë nga Rashford, Flick kërkon anësorin e Chelsea-s

8 Dhjetor 2025 18:54 Telesport Pavarësisht formës së mirë të treguar te Barcelona, klubi katalanas duket se nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Marcus Rashford në fund të këtij sezoni për 30 milionë euro. Anglezi nuk është profili i sulmuesit që kërkon Hansi Flick. Trajneri gjerman ka një dëshirë të madhe për këtë pozicion, që quhet Pedro Neto. 24-vjeçari portugez jo vetëm që mund të luajë si anësor në të dy krahët, por edhe të përshtatet si një anësor i brendshëm ose një nëntësh i rremë, duke ofruar mundësi interesante taktike. Megjithatë, largimi i tij nga Chelsea do të jetë shumë i vështirë, duke ditur rëndësinë që ka për “Blutë” dhe faktin që kontrata i skadon në vitin 2031. Mediet spanjolle raportojnë...