Skenari i bujshëm! Salah do të largohet që në janar nga Liverpool? E kërkon klubi i njohur europian

Skenari i bujshëm! Salah do të largohet që në janar nga Liverpool? E kërkon klubi i njohur europian

8 Dhjetor 2025 19:06 Telesport Nga situata e fundit e tensionuar, Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool që në merkaton e janarit. Mediet angleze kanë zbuluar së fundmi një skenar të bujshëm. Galatasaray po punon për të transferuar Salah që në merkaton e janarit, edhe pse kontrata e tij aktuale me Liverpool-in skadon në vitin 2027. Klubi nga Stambolli që ka ambicie të mëdha këtë sezon, po përgatit një ofertë të parefuzueshme nga ylli egjiptian, me një rrogë vjetore 20-22 milionë euro plus bonuse të shumta. Është e qartë se Mohamed Salah po përballet me një nga momentet më të pasigurta të karrierës së tij. Oferta e Galatasaray e vendos atë në qendër të vëmendjes dhe mund të përfaqësojë një ndryshim rrënjësor në karrierën....