Pushtimi i Beogradit me vetëm shtatë ushtarë gjermanë

Pushtimi i Beogradit me vetëm shtatë ushtarë gjermanë

Nga: Colin D. Heaton (artikull i botuar në janar 1998, në revistën World War II)Përktheu: Agron Shala Kur forcat gjermane u përplasën në Ballkan gjatë pranverës së hershme të vitit 1941, ato hasën jo vetëm në rezistencën e armatosur, por edhe në terrenin e vështirë dhe motin e tmerrshëm. Dështimi i ushtrisë italiane për të bërë përparime gjatë fushatës së mëparshme dimërore në Greqi – që u pasua nga angazhimi i forcave britanike për ta ndihmuar Greqinë – e kërcënoi krahun jugor të Gjermanisë, gjë që e shtyu Adolf Hitlerin të ndërhyjë. Diktatori italian Benito Mussolini i kishte dërguar 500 mijë ushtarë në Ballkan dhe kishte humbur 63 mijë në gjashtë muajt e parë të përpjekjes së tij. Lartësitë e larta dhe kalimet malore të mbuluara...