Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
Rusia ka paditur dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë ukrainasë dhe ish-zyrtarë për “gjenocid” kundër popullsisë etnike ruse dhe rusishtfolëse të Donbasit që nga viti 2014. Midis 41 të paditurve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti Volodymyr Zelensky nuk është i përfshirë, por përfshihen paraardhësi i tij Petro Poroshenko, Ministri i Mbrojtjes Denys Shmygal, ish-Shefi i Forcave të Armatosura Valeriy Zaluzhny, Shefi aktual i Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky, ish-shefi i kabinetit presidencial Andriy Yermak dhe Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kreu i delegacionit ukrainas për bisedimet e paqes. Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se “miratoi aktakuzën në çështjen penale kundër udhëheqjes politike dhe ushtarake të Ukrainës”. 41 udhëheqësit dhe ish-udhëheqësit akuzohen në mungesë sipas nenit 357 të Kodit Penal...