Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

Ernest Muçi është njeriu i momentit te Trabzonspori. 24-vjeçari realizoi dje dopietë ndaj Goztepes, për të fituar me rezultatin 1-2 në transfertë. Komentatori i njohur nga Trabzoni, Erdal Hos i mbylli gojën të gjithëve duke kujtuar momentet e kritikave. “Ernest Muci po na godet në kokë. Jemi aq të dobët sa një fije floku, në rregull. Kemi thënë kaq shumë, sa po na bën t’i marrim mbrapsht të gjitha”, u shpreh komentatori turk. Tashmë Muçi është në kuotën e pesë golave në kampionat. Statistikë kjo e regjistruar në tri ndeshjet e fundit, ndërsa Trabzonspori vijon të ndjekë Gallatasarajn.