Netanyahu: Unë flas rregullisht me Putinin!

Netanyahu: Unë flas rregullisht me Putinin!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti pozitën ndërkombëtare të Izraelit gjatë një fjalimi në parlament, duke refuzuar kritikat e opozitës. Ai theksoi se mban “komunikim të vazhdueshëm” me presidentin rus Vladimir Putin “për të mbrojtur interesat jetike” të Izraelit dhe se vendi mbetet “më i fortë se kurrë”. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se pozita ndërkombëtare e Izraelit është dobësuar gjatë luftës në Gaza, Netanyahu deklaroi para Knesetit se “Izraeli është fuqia më e fortë në Lindjen e Mesme”. Ai e nisi fjalimin duke sfiduar vetë titullin e diskutimit: “Çfarë kolapsi të supozuar? Ata që e thonë këtë janë larg realitetit.” Duke folur për marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, Netanyahu theksoi se “shumë shtete dhe liderë botërorë na kërkojnë”, ndërkohë që pranon se ekzistojnë ende “sfida”....