Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Njerëzimi i shtypur dhe i përulur”, Papa Leone nga Roma: Të hapen dyer të shenjta ku dinjiteti të lulëzojë sërish
Në aktin tradicional të nderimit ndaj Virgjëreshës në Piazza di Spagna në Romë, Papa drejtoi një lutje Zojës së Bekuar për “një njerëzim të sprovuar, ndonjëherë të shtypur dhe të përulur, si toka prej së cilës Zoti e krijoi atë”. Ai kujtoi edhe shumë bij e bija tek të cilët shpresa nuk ka vdekur, duke ia besuar Virgjëreshës rrugën e atyre që vazhdojnë të kërkojnë një të ardhme të mundur pavarësisht vuajtjeve dhe vështirësive. Sipas mediave italiane, gjatë ritit, Papa Leo solli në vëmendje imazhin e shpresës që duhet të rilindë kudo, duke u lutur: “Shpresa e Jubileut le të lulëzojë në Romë dhe në çdo cep të tokës”, një shpresë që, siç theksoi ai, është e lidhur me botën e re që Zoti po...