Shembet rruga e re Shëngjin-Velipojë, rrëshqitja e dherave krijon probleme pranë fshatit Rrjoll

Shembet rruga e re Shëngjin-Velipojë, rrëshqitja e dherave krijon probleme pranë fshatit Rrjoll

Për shkak të rrëshqitjes së dherave, trasa e rrugës ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë në rrugën Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll. Pas problematikës së krijuar, është bllokuar një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave, pasi paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve. Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash, në vendin ku ka ndodhur shembja. Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është investim i Qeverisë Shqiptare me vlerë 3.8 milionë euro, duke shkurtuar distancën mes dy zonave turistike. Sipas të dhënave është kompania ndërtuese ajo që ka...