Protestat/ Fermerët grekë nisin bllokimin e qyteteve, plagosen 8 policë nga përplasja me protestuesit

Protestat/ Fermerët grekë nisin bllokimin e qyteteve, plagosen 8 policë nga përplasja me protestuesit

Protestat në Greqi nuk kanë të ndalur. Përplasja mes fermerëve dhe qeverisë janë përshkallëzuar sot pasdite pasi tensionet nga bllokadat u zhvendosën edhe në pistat e aeroporteve. Ndërsa nesër kanë njoftuar bllokadën e qyteteve. Mbyllen aeroportet Gjatë ditës së sotme fermerët kanë hyrë në pistën e aeroportit të Heraklionit në Kretë, duke detyruar mbylljen e tij, ndërsa Aeroporti i Chania është gjithashtu i paaksesueshëm për shkak të rrugëve të bllokuara. Të paktën 10 fluturime janë shtyrë për shkak të protestave të fermerëve në Kretë. Ndërkohë përplasjet mes fermerëve dhe policisë në Kretë kanë shkaktuar të plagosur dhe dëme materiale, përfshirë edhe përmbysjen e mjeteve të policisë. Raportohet për 8 efektivë të plagosur dhe është bllokuar edhe aeroportit i Kretës, ndërsa policia ka identifikuar 20 persona si autorë të dyshuar për shkeljet më të rënda, disa prej të cilëve kanë mbi...