BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit

BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit

Bashkimi Evropian po përgatitet të zbatojë një ligj të ri që synon të përshpejtojë procesin e deportimit të azilkërkuesve të refuzuar dhe emigrantëve të parregullt. Sipas rregullores së re të quajtur “Rregullorja e Kthimit”, shtetet anëtare do të kenë të drejtën të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe me vende jo-anëtare të BE-së për ngritjen e qendrave të kthimit, ku do të dërgohen personat që nuk kanë të drejtë qëndrimi në territorin e BE-së. Në bazë të propozimit, shtetet evropiane mund të dërgojnë emigrantët edhe në vende që nuk lidhen me origjinën e tyre, për sa kohë që ekziston një marrëveshje dypalëshe dhe respektohen standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Qendrat e kthimit mund të funksionojnë si vende tranziti, ku migrantët përgatiten për t’u riatdhesuar, ose si...