Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre
Një gropë tjetër karstike është shfaqur prej disa ditësh në qytetin e Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet karstike që ndër vite kanë krijuar rreth 84 liqene. Gropa ka një diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 12 metra, duke shkaktuar frikë te banorët, të cilët thonë se hapësira po zgjerohet dita-ditës dhe po i afrohet rrezikshëm banesave. Sipas banorëve, situata ka përkeqësuar ndjesinë e pasigurisë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet për të shmangur pasoja të mundshme. Fenomeni po avancon me shpejtësi dhe rreziku sa vjen e shtohet. Ndërkohë, autoritetet vendore kanë apeluar banorët të qëndrojnë larg gropës, veçanërisht fëmijëve, të cilët rrezikojnë më shumë për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit ndaj pasojave. Frika është...