Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet
Muzikantë, aktorë e personazhe të njohura të skenës edhe këtë vit do t’i drejtohen votuesve për një ulëse në Kuvend. Zgjedhjet e Parakohshme të 28 dhjetorit po e shndërrojnë garën politike në një skenë ku shoubizi dhe politika takohen sërish. Në listat e Lëvizjes Vetëvendosje, aktorja Adriana Matoshi synon mandatin e tretë, ndërsa këngëtarja Edona Llalloshi kërkon konfirmimin e dytë të votuesve. Në Partinë Demokratike të Kosovës rikthehet këngëtari Genc Prelvukaj, i cili në zgjedhjet e shkuara nuk arriti të siguronte vota të mjaftueshme. Ndërkohë, këngëtarja dhe arkitektja Eliza Hoxha garon për një mandat të ri, pas një angazhimi të vazhdueshëm në Kuvend. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës vjen me emra të njohur: fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu, rikthehet në garë,...