Barcelona e “dashuruar” me brazilianët, 60 milionëshi i Serie A gati të bëhet katalanas

Barcelona e “dashuruar” me brazilianët, 60 milionëshi i Serie A gati të bëhet katalanas

8 Dhjetor 2025 16:48 Telesport Barcelona dihet që ka një “afeksion” të veçantë ndaj futbollistëve brazilianë. Ylli i raadhës që ka përfunduar në radarin e katalanasve është mesfushori brazilian i Atalantës, Ederson. Prej kohësh, 26-vjeçari ka treguar një nivel të lartë, gjë që ka rritur interesimin e klubeve të mëdha ndaj tij. Klubi i fundit që i është shtuar listës së gjatë të pretendentëve për të transferuar brazilianin ështe dhe Barcelona. Sipas asaj që raporton “CaughtOffside”, Ederson pëlqehet shumë nga Hansi Flick. Trajneri gjerman e sheh brazilianin si profilin e duhur për repartin e mesfushës, duke ditur që ai është mesfushor i mirëfilltë difensiv. Edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona, problem është shuma që kërkon Atalanta që është rreth 60...