Çmimet në stratosferë/ Biletat e para për Botërorin 2026 vendosin rekord të ri

Çmimet në stratosferë/ Biletat e para për Botërorin 2026 vendosin rekord të ri

Çmime të jashtëzakonshme janë raportuar për biletat e Botërorit 2026. “The Sun” i ka kushtuar një artikull ku tregon se biletat janë tashmë në shitje dhe me çmime të kripura. Për të ndjekur një ndeshje në SHBA, Kanada dhe Meksikë, çmimi tejkalon 1000 euro. Në krahasim tregohet se për Botërorin e fundit në Katar janë paguar nga 500 euro, kështu që bëhet fjalë për dyfishin. Ndërkohë që duhet thënë se FIFA mban edhe një kuotë biletash me çmim fiks, për grupimet e organizuara të kombëtareve. Kështu që edhe atmosfera e tyre nuk do mungojë.