“Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor

“Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor

Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka dalë në protestë këtë të hënë, në 8 Dhjetor e njohur ndryshe si Dita e Rinisë. Me pankarta simbolike në dorë ai ka dalë në sheshin e qytetit, duke thënë “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare”. Referuar emigrimit masiv të të rinjve sidmos në zonën e Kukësit, Muslia thotë se 2026-ta do ta gjejë shtëpinë kuksjane pa të rinjë dhe prindërit pa fëmijët e tyre pranë. “Dita e Rinisë, pa rini”,– shprehet gjithashtu Muslia në një postimi në rrjete sociale. Postimi i plotë: MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE Sot në të ashtëquajturën dita e rinisë, ku asgjë nuk i ka ngelë kësaj dite, përpos kujtimi i Dhjetor 1990, organizova një reagim në sheshin para Bashkisë Kukës....