Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”
Arben Çejku dhe Bislim Ahmetaj, të ftuar në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN, analizuan rëndësinë e 8 Dhjetorit dhe gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke ndarë qëndrime kritike mbi mënyrën se si kjo forcë politike ka devijuar nga ideali i themelimit. Arben Çejku u shpreh se protesta studentore ishte revolucionare për nga natyra dhe theu tabutë e një sistemi që dukej i pathyeshëm. Ai theksoi se 8 Dhjetori është sot “më i vështirë dhe më i ndërlikuar” për shkak të interpretimeve politike, duke fajesuar PD-në për humbjen e legjitimitetit dhe mbajtjen peng të simbolikës së lëvizjes. Çejku deklaroi se PD sot ka “dyert e mbyllura për pjellën e vet” dhe se mbetet e paralizuar nga aktorë të vjetër politikë. Sipas tij, PD duhet...