Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Berisha: Tuneli i Llogarasë ka për hajdut të parë Edi Ramën. Gjykata Kushtetuese në ditën e asgjësimit të saj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për përfshirje në aferat korruptive të lidhura me ndërtimin e tunelit të Llogarasë, duke deklaruar se “hajduti i parë i kësaj vepre është Edi Rama”. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilin e cilësoi “ditën e asgjësimit të saj”, ndërsa e akuzoi kryeministrin se po përpiqet të bllokojë drejtësinë duke mashtruar publikisht mbi interpretimet e Komisionit të Venecias. Sipas tij, aferat korruptive që lidhen me Ministrinë e Infrastrukturës shkojnë në miliarda euro, ndërsa mesazhet dhe provat e publikuara tregojnë përfshirje direkte të kreut të qeverisë. Pjesë nga fjala e kryedemokratit Sali Berisha: Të nderuar deputete e deputetë. Siç e shifni, degradimi...