“Berisha, ia preu kokën maces që në fillim”/ Situatat brenda PD, Alibeaj: Po flasim për një parti private të Saliut

“Berisha, ia preu kokën maces që në fillim”/ Situatat brenda PD, Alibeaj: Po flasim për një parti private të Saliut

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në një studio televizive analizon gjendjen në Partinë Demokratike dhe lëvizjen e Ervin Salianjit që ka trazuar situatën brenda në parti. Alibeaj kthehet pas në kohë fillimisht duke kujtuar se ky grup që sot është kundër Berishës, ishte grupi që në 2021 e mbështeti dhe e ndihmoi t’i kthente kuotat brenda partisë dhe ta çonte atë në gjendjen që është sot. “Këta individë nuk janë pak me çfarë kam parë, kërkojnë që ajo që quhet PD sot, të mos vazhdojë të bjerret gjithmonë e më shumë siç e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve por edhe shumë qëndrime që kanë mbajtur gjatë kësaj periudhe. E drejtë, por më duhet të pohoj edhe faktin tjetër, individët që përbëjnë këtë lëvizje, ishin ata...