Inteligjenca Artificiale zëvendëson redaktorët e Kuvendit, do të zbardhë debatet në seancat plenare dhe komisione

Inteligjenca Artificiale zëvendëson redaktorët e Kuvendit, do të zbardhë debatet në seancat plenare dhe komisione

Qindra orë debate në seancat plenare dhe komisionet parlamentare që regjistrohen, hidhen në letër në procesverbale përmes punës fizike të një stafi të gjerë të Kuvendit që punon me kufje në vesh për transkriptimin e tyre. Në epokën e inteligjencës artificiale, kjo metodë pune në Kuvend pritet të ndryshojë. Parlamenti ka zhvilluar një tender prej 500 mijë eurosh, të fituar nga një kompani e huaj, e cila do të mundësojë këtë procedurë për zbardhjen e mbledhjeve duke përdorur inteligjencën artificiale, punë e cila mund të fillojë në janar. Ky është investimi më i madh i Kuvendit për vitin 2025, sipas raportit financiar të siguruar nga Report TV. Tenderi për këtë produkt është drejt përfundimit. Gjithashtu, Parlamenti po investon edhe për të forcuar mbrojtjen nga sulmet...