Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Përshkallëzohen protestat në Greqi/ Fermerët përleshen me policinë, përmbysin makinat dhe gjuajnë me gur
Fermerët në Greqi kanë përshkallëzuar protestat e tyre, këtë të hënë, duke ngritur bllokada në rrugët kryesore të vendit, ndërsa nuk kanë munguar dhe përleshjet me policinë dhe sulmet me gurë e mjete të rënda, raportojnë mediat greke. Gjithashtu raportohet se fermerët kanë tentuar të bllokojnë edhe aeroportet. Sipas mediave greke, aeroporti “Nikos Kazantzakis” i Heraklionit është i bllokuar në të dy hyrjet, me fermerët që mbërrijnë me traktorë dhe automjete të tjera si pjesë e protestës bujqësore dhe blegtorale. Në të njëjtën kohë, përleshje të forta midis fermerëve dhe policisë po ndodhin edhe në Hania. Gjatë incidenteve në Hania, fermerët përmbysën një automjet policie. Përveç kësaj, një furgon policie u dëmtua nga hedhja e gurëve siç shihet qartë në videon e mëposhtme. Në rrugën Senetaki në...