Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i autorit kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i autorit kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit në Tiranë i është drejtuar sërish Gjykatës së Apelit për të kërkuar zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg”. Kjo është hera e dytë që ai i drejtohet Gjykatës së Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë. Ai pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie. Ndërkohë vetë nipi i tij, 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Kujtojmë se gjyqtari, Astrit Kalaja,...