Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
I sfidon Liverpool, Inter kërkon fitoren për hipotekimin e kualifikimit, Chivu me dilema për formacionin
Pas humbjes së rëndë kundër Atleticos në Madrid, por suksesit të thellë në kampionat ndaj Comos. Interi rikthehet nesër mbrëma në Champions League përballë Liverpool-it, në një “San Siro”, që do të jetë plotësisht i ezauruar. Zikaltërit kërkojnë të sigurojnë sa më shpejt kualifikimin për në 1/8-at, ndërsa kundërshtari mbërrin në krizë të thellë, me tensione të brendshme dhe trajnerin Slot nën presion. Interi vjen me një ecuri prej 18 ndeshjesh pa humbje në shtëpi në Champions (15 fitore, 3 barazime), por kujtimet me Liverpool-in nuk janë të mira: në shkurt të vitit 2022, Reds fituan 2-0 në këtë stadium. Sfida ndaj anglezëve hap një seri tejet të rëndësishme për zikaltërit, që më pas do të përballen me Arsenalin në Milano dhe Borussia Dortmund në...