Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

Kreu i PDK i kërkon BE-së heqjen e sanksioneve, përmend edhe Gjykatën Speciale…

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin europian. Hamza thekson se Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore brenda një viti, duke theksuar se ato kanë qenë “demokratike, transparente dhe paqësore”, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Sipas tij, kjo tregon “pjekurinë e demokracisë së Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave është bërë “i paarsyeshëm dhe i padrejtë”, transmeton Klankosova.tv. Në këtë letër, Hamza i kujton BE-së edhe çmimin që Kosova ka paguar në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë themelimin e Dhomave të Specializuara. “Parlamenti i...