Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Javë me kurthe të padukshme, Chrysanthi Kalogeri këshillon Horoskopin: Kujdes nga entuziazmi i tepërt!
Dramat në arenën planetare nuk janë zhdukur, por po zbehen paksa. Kjo javë do të ketë shumë komunikim, por bisedat duhet të jenë sa më intime, këshillon astrologia e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri. Mund të përjetojmë diçka që na surprizon, një ndryshim të papritur, megjithatë duhet ta mbajmë entuziazmin nën kontroll. Vendimet e rëndësishme dhe të prera duhet të presin pasi do të jetë pak e vështirë për t’i vlerësuar drejt situatat. Kini kujdes nga ekspozimet në fundjavë. Chrysanthi Kalogeri: Kjo javë është një javë ku do të ketë shumë komunikim, takime, kontakte, biseda për çështje financiare, për të zgjidhur probleme. Disa nga çështjet që na preokupuan në nëntor, këtë javë mund të marrim një lloj zgjidhjeje, por ka probleme ku mund...