Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

Platforma sociale X ka ndaluar Komisionin Evropian të përdorë llogarinë e saj të reklamave, vetëm pak ditë pasi faqja e Elon Musk u gjobit me 120 milionë euro nga BE për sistemin e verifikimit me shenjën blu. Siç shkruan BBC, Komisioni Evropian publikoi në rrjet një postim mbi gjobën, duke përdorur mjetet e reklamimit të X. Drejtuesi i lartë i platformës, Nikita Bier, akuzoi BE-në se po “përfitonte nga një dobësi” e sistemit të reklamimit për të promovuar postimin mbi gjobën të premten. “Duket se ju besoni se rregullat nuk duhen zbatuar për llogarinë tuaj,” tha ai. “Llogaria juaj e reklamave është mbyllur.” Komisioni reagoi duke thënë se “gjithmonë përdor platformat sociale me mirëbesim” dhe se priste që mjetet e ofruara nga vetë platformat të ishin në përputhje me...