Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri
Bashkimi Europian ka miratuar sot, 8 dhjetor, rregulloren e re për procedurat e emigracionit dhe listën e vendeve “të treta të sigurta”, duke hapur rrugën për zbatimin e politikave të reja të emigracionit që Italia pret t’i përdorë për të aktivizuar qendrën e pritjes dhe verifikimit të ngritura në Shqipëri. Sipas medias italiane “La Repubblica”, ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili ndodhej në Bruksel për Këshillin e Çështjeve të Brendshme dhe Drejtësisë, deklaroi se miratimi i listës ka qenë kusht kyç për t’i propozuar qeverisë italiane ratifikimin e marrëveshjeve që do të lejojnë funksionimin e plotë të qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar. Sipas vendimit të BE-së, vendet që klasifikohen si të sigurta janë Bangladesh, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunisia. Këta shtetas...