Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit
Partia Demokratike ka mbledhur sot, 8 dhjetor, grupin parlamentar. Ajo u drejtua nga kreu i partisë, Sali Berisha, i cili paralajmëroi paraqitjen e një platforme për ripopullimin e vendit. “Ne do paraqesim në parlament elementët bazë të platformës sonë për ripopullimin e vendit. Në qoftë se nuk bëhen hapat e parë të mbështetura financiarisht ne po ecim drejt një humnere kombëtare. Në qoftë se fillojmë këtë vit do duhen 30 gjer në 50 vjet për të arritur aty ku ishim në vitin 2013”, tha Berisha. Para deputetëve demokratë u ndal ndër të tjera edhe te situata ekonomike në vend. Ai bëri me dije se në parlament do të paraqitet edhe një amendament për minimumin jetik 200 euro. “Me këtë rritje çmimesh është e domosdoshme që minimumi jetik të...