Rama takon mbretin e Jordanisë, vizita zhvillohet në kuadër të dialogut ndërfetar

Rama takon mbretin e Jordanisë, vizita zhvillohet në kuadër të dialogut ndërfetar

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbretin e Jordanisë  Abdullah II Bin al-Hussein. Kjo vizitë vjen në kuadër të dialogut ndërfetar i cili zhvillohet në kryeqytetin Amman në 8 dhe 9 dhjetor. Me anë të një postimi në Facebook, Rama pasqyroi disa foto të pritjes nga mbreti Al-Hussein ndërsa e cilësoi një monark të respektuar por edhe një mik të çmuar të kryeministrit. Në maj të këtij viti, mbreti i Jordanisë zhvilloi vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë ku u prit nga kreu i qeverisë./vizionplus.tv