“Opozita nuk i përfaqëson”/ Kujtohet Lëvizja Studentore, Gjyli: Me mendësi të vjetra, përdor politikën për pushtet

“Opozita nuk i përfaqëson”/ Kujtohet Lëvizja Studentore, Gjyli: Me mendësi të vjetra, përdor politikën për pushtet

Këtë të hënë shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Në një intervistë televizive pedagogia Arsjeda Gjyli foli për rëndësinë e kësaj dite dhe Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit. Gjatë intervistës, Gjyli tha se Shqipëria për 45 vite ishte nën represion dhe se Lëvizja e Dhjetorit shënoi një moment historik për Shqipërinë, në rrëzimin e komunizmit. Ndërsa tha se opozita ka treguar...