Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
E BUJSHME nga Argjentina: Dybala dëshiron t’i bashkohet këtij klubi që në janar
8 Dhjetor 2025 13:39 Alfred Lleshi Nga Argjentina vjen një zë i fortë merkatoje për të ardhmen e Paulo Dybala, kontrata e të cilit skadon me Romën më 30 qershor. Sipas burimeve amerikano-jugore, rrethi i sulmuesit argjentinas po punon për zgjidhjen e parakohshme të kontratës që në janar, me synimin që Dybala të transferohet te Boca Juniors, ku luan miku i tij Leandro Paredes, i cili prej kohësh po e shtyn të rikthehet në Argjentinë. “E di që Paulo dëshiron të vijë te Boca. E ka zemrën te Boca Juniors”, – kishte thënë disa javë më parë Daniel Paredes, babai i Leandros, duke zbuluar se kishte dëgjuar një bisedë mes dy lojtarëve ku Dybala shprehej i gatshëm të vinte. Mes Romës dhe Dybala nuk ka...