Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shkaktoi aksident në gjendje të dehur, vihet në pranga 54-vjeçari në Durrës
Një 54-vjeçar italian me iniciale A.M. është venë në pranga, pasi ka shkaktuar një aksident në rrugën “Aleksandër Goga”. Mësohet se 54-vjeçari ka qënë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, ndërkohë që burimet e Policisë raportojnë vetëm për dëme material. Njoftimi i Policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin italian A. M., 63 vjeç, banues në Bari, Itali, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Aleksandër Goga”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.