Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kampusin e ri të Akademisë së Forcave Të Armatosura, Vëngu dhe Kumbaro inspektojnë punimet: Investim që i shërben sigurisë kombëtare
Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu dhe Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizituan kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7 600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionisteve të ardhshëm të FA. Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional. Ministri Vengu nënvizoi rolin e kampusit të ri si qendër ekselence në formimin ushtarak dhe akademik, duke theksuar se standardet e reja infrastrukturore dhe pedagogjike do të përgatisin kuadro të afta për misione kombëtare dhe ndërkombëtare. “Jemi në kushtet kur 80 përqind e punës ka mbaruar dhe në një situatë ku kemi një...