Marjorie Taylor Greene ekspozon kolegët republikanë: Tallen pas shpinës së Trump, por kanë frikë përballë tij

Marjorie Taylor Greene ekspozon kolegët republikanë: Tallen pas shpinës së Trump, por kanë frikë përballë tij

Deputetja republikane Marjorie Taylor Greene ka shpërthyer në akuza ndaj kolegëve të saj të partisë, duke thënë se shumë prej tyre talleshin me Donald Trump pas shpinës së tij dhe se kishin frikë të flisnin hapur për presidentin. Deklaratat erdhën gjatë një interviste të tensionuar për “60 Minutes” me gazetarën Lesley Stahl. Greene, e cila është përjashtuar nga rrethi i ngushtë i Trump, tha se disa republikanë e kritikuan presidentin për mënyrën se si fliste dhe për politikat e tij, por menjëherë ndryshuan qëndrim pasi Trump siguroi nominimin për zgjedhjet e vitit 2024 kundër Nikki Haley. “E pashë shumë kolegë të mi që talleshin me të, talleshin me mua për mbështetjen ndaj tij. Kur ai fitoi primaret, të gjithë filluan, më fal, t’i puthnin të...