Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Rama, 3 mln euro për betejën e dështuar me Beketin/ Fatura e fryrë për studiot ligjore në Arbitrazh
Beteja e dështuar e kryeministrit Edi Rama në Arbitrazhin Ndërkombëtar me sipërmarrësin italian, Francesko Beketi, e ka rënduar buxhetin e shtetit me një faturë të rëndë, në shumën mbi 3 milionë euro, vetëm për mbrojtjen ligjore. Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit e Arbitrazhit në Paris la në fuqi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit të Bankës Botërore, ICSID, e cila e dënoi qeverinë e Ramës me 110 milionë euro, e cila përbën gjobën më të rëndë ndaj Shtetit Shqiptar në të gjithë historinë e tij. Në vitin 2019, Rama doli humbës përballë Beketit. Por kryeministri u shfaq i prerë se nuk do t’i paguante asnjë lekë atij që e konsideronte si “mashtrues” apo “marifetçi të paskrupullt”. Për të çuar deri në fund bindjen e...