Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“I kërkuam të digjte teserën e partisë, por s’e bëri”/ Protestat e dhjetorit ’90, ish-studenti: Berisha erdhi si…
Ndue Lugja, ish-student i dhjetorit në vitet 1990 kujton lëvizjen e asaj kohe që solli rrëzimin e regjimit komunist dhe ardhjen e demokracisë. Në një intervistë televizive, ai flet për unitetin e jashtëzakonshëm që i bashkonte të rinjtë, duke sfiduar rrezikun me të cilët përballeshin. “Në ato momente ne nuk kishim frikë se na bashkonte uniteti mes njëri-tjetrit, unitet i cili nuk ekziston sot. Në atë kohë kishte unitet të përbashkët dhe asnjëri nuk e nënvlerësonte vetveten mbi të tjerët. Sot mendoj se si ka mundësi kam pasur aq guxim në atë kohë kur jeta ishte në fije të penit, në rrugë kishte polici me shkopinj e skafandra dhe ne u shkonim përballë. Do ta bëja sërish”, u shpreh Lugja. Lugja theksoi se Sali Berisha...