Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Po marr kosto politike”, Erion Braçe kritikon ashpër qeverinë për falimentimin e fermerëve
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili është dhe një ndër mbështetësit kryesore të fermerëve, ka kritikuar ashpër skemën aktuale të kompensimit të TVSH-së dhe politikat, të cilat sipas tij prej shtatë vitesh janë duke dëmtuar prodhimin vendas. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se problemi i krijuar që prej vitit 2018 vazhdon të mbetet i pazgjidhur, ndonëse të gjithë kolegët e tij ligjvënës e kanë kuptuar dëmin, por nuk po kërkojnë t’i japin zgjidhje. Ai nënvizon se skema e kompensimit për TVSH-në e paguar nga bujqit për inputet bujqësore nuk ka asnjë lidhje me TVSH-në e transaksioneve të shitjes dhe blerjes, duke shtuar se ky ngatërrim prej vitesh ka lënë pas pasoja të rënda. Sipas Braçes, skema aktuale është e kufizuar...