Hasimja: Salianji vuri në lëvizje PD-në, por mund të ketë ambicje më të mëdha

Hasimja: Salianji vuri në lëvizje PD-në, por mund të ketë ambicje më të mëdha

Pedagogu Ermal Hasimja deklaroi se Ervin Salianji e ka vënë në lëvizje Partinë Demokratike me takimet e tij, por nuk përjashtoi mundësinë që ambiciet e ish-deputetit demokrat të jenë edhe më të mëdha. “Ka pasur pak kënaqësi në raport me aksionin e opozitës, që ndoshta disa mendojnë që duhet të ishte shumë më i zëshëm, më energjik dhe mendoj që në këtë aspekt, po të shikosh çfarë ka ndodhur në këto 2-3 ditët e shkuara, tregon që efekti është pozitiv. E para, Partia Demokratike menjëherë u vu në lëvizje ndoshta për të parandaluar çfarëdolloj interpretimi ose keqinterpretimi të kësaj që po ndodh, duke u angazhuar në një proces analize dhe kjo ndodhi menjëherë pas këtij takimi të Salianjit, ndërkohë që mund të ishte bërë dhe...