Jetonte e vetme, gjendet e vdekur një grua në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej ditësh

Jetonte e vetme, gjendet e vdekur një grua në Korçë, dyshohet se ka ndërruar jetë prej ditësh

pallati ku jetonte e moshuara KORÇË- Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17. Ka qenë fqinja saj që ka lajmëruar policinë, pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën. “U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndërruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu.  Një motër e kishte në Tiranë, por ajo vinte rrallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të...