Sherr mes dy personave në Cërrik, Enis Duro përplas me makinë 47-vjeçarin, ia mbath nga vendngjarja

Sherr mes dy personave në Cërrik, Enis Duro përplas me makinë 47-vjeçarin, ia mbath nga vendngjarja

Foto ilustruese CËRRIK- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik, ku 38-vjeçari Enis Duro ka përplasur qëllimisht me makinë shtetasin Orlando Kamami. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë referuar materialet dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin Enis Duro, 38 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” (neni 76/22), “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” (neni 283/1) dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” (neni 279), sipas Kodit Penal. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku Enis Duro ka goditur me automjet shtetasin Orlando Kamami, 47 vjeç, në një moment kur ky i fundit po qëndronte në trotuar. Pas përplasjes, 38-vjeçari është konfliktuar fizikisht me të dhe më pas...