Infarkti kardiak po prek gjithnjë e më shumë të rinj, kardiologu shpjegon arsyet

Infarkti kardiak po prek gjithnjë e më shumë të rinj, kardiologu shpjegon arsyet

Infarkti i miokardit po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ku kardiologu Elton Qeli paralajmëroi se po rritet shqetësueshëm numri i sëmundjeve kardiovaskulare në vend. Po pse ndodh kjo? Në një intervistë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, kardiologu Qeli theksoi se faktorët që kontribuojnë janë të shumtë: hipertensioni, diabeti, pirja e duhanit, mbipesha, nivelet e larta të yndyrave në gjak, por edhe stresi, i cili po ndikon veçanërisht tek moshat e reja. Faktorët gjenetikë dhe përdorimi i substancave narkotike gjithashtu rrisin rrezikun. “Ka një rritje të frikshme të prevalencës së sëmundje kardiovaskulare në popullsinë shqiptare por në mënyrë të veçantë edhe tek moshat e reja. Shkak pse është rritur kjo prevalencë përveç hipertensionit, diabetit, duhan pirja, mbipesha, yndyrat në gjak, shohim se një...