Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!

Motivim me para në dorë/ Pikëpyetjet që ngre aktiviteti i Ermal Mamaqit në zemër të Tiranës!Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e më shumë në një sitë të imët, për t’u vënë në darën e ligjit çdo shkelje, sado e vogël të jetë. Por krahas bizneseve të shënjestruara nga qeveria, me të cilat përballemi në përditshmëri, vitet e fundit ka lulëzuar një lloj tjetër biznesi, i cili serviret në formën e spektaklit, me regji drita, muzikë dhe entuziazëm. Motivimi. Salla që mbushen dhe njerëz që kërkojnë zgjidhje të shpejta, ndërsa figurat publike e kanë shndërruar këtë interes masiv në mënyrën më të mirë për t’u dhënë një dorë individëve që kanë nevojë...