“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

Në Ditën e Rinisë, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehu shqetësimin e thellë për rritjen e dhunës mes të rinjve dhe për dështimin e institucioneve në mbrojtjen dhe edukimin e brezit që po rritet. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit tragjike ku të rinj kanë humbur jetën, Mehmeti theksoi se problemi nis që në familje, atje ku shpesh prindërit nuk marrin përgjegjësi për sjelljet e fëmijëve të tyre, madje arrijnë deri tek justifikimi i tyre. Sipas tij, shumë prindër nuk po e kuptojnë se “mbrojtja e fëmijës” nuk do të thotë të justifikosh krimin, por të ndërhysh për të parandaluar gabimet dhe devijimet. “Çdo prind e ka për detyrë të mbrojë fëmijën, po jo krimet e tij. Shpesh nuk po justifikohet vetëm sjellja e fëmijës,...