Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si Klevis Alilaj, është goditur me thikë në pjesën e kokës, në rrethana ende të paqarta. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu është dërguar në spital, i shoqëruar edhe nga policia ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash është goditur i riu.