Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Misteri i shenjtores “rebele” që u shtir si burrë, u akuzua për përdhunim dhe u dëbua nga manastiri

Historia e Shën Marinës, mbetet një nga rrëfimet më të pazakonta të krishtërimit të hershëm. Në shekullin V, në një manastir të Libanit verior, vdiq një murg i ri dhe vëllezërit e Manastirit po e përgatisin për varrim. Kur ia hoqën rrobën, mbetën të tronditur nga një e vërtetë që nuk e kishin imagjinuar kurrë: vëllai i tyre Marino ishte në të vërtetë një grua, Marina. Nuk bëhet fjalë për një rast travestizmi apo identiteti gjinor fluid, por për një histori heroike durimi. Pikërisht për këtë Marina do të shpallej e shenjtë: sepse për shumë vite ishte shtirur se ishte burrë, një akt që u interpretua si një përpjekje dhe pendesë e çuar deri në ekstrem. Rreth historisë së saj të mistershme janë krijuar dy...