Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nga vendimi për Ballukun, seancat për Berishën e Veliajn, te krerët e rinj të SPAK e BKH: javë intensive për drejtësinë
5 zhvillimet që priten këtë javë nga drejtësia… Java që vjen duket se do të jetë mjaft intensive për drejtësinë. Çështja që ka më shumë interes është pa dyshim vendimi që do të japë Gjykata Kushtetuese sa i takon padisë së Kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin e zv/kryeministres Balluku. GJKKO e pezulloi nga detyra, por për Ramën kjo bie ndesh me Kushtetutën, sepse ministri ka imunitet njësoj si deputeti. Kushtetuesja e ka shtyrë 3 herë vendimin për këtë rast dhe të premten e javës që vjen do të mbahet mbledhja e gjyqtarëve, ku do të vendoset për dy elemente: nëse do të pranohet padia e qeverisë dhe nëse do të pezullohet vendimi i GJKKO-së deri në marrjen e një vendimi final.Në datën 12 është...