Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner, një nga investitorët potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit, duket se po studion seriozisht historinë e Shqipërisë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një postim në Instastory, Ivanka ka publikuar një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë, “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare. Ivanka tregon se po bën kërkime, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet rreth historisë, identitetit dhe letërsisë shqiptare.