Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore”

Messi pati një vit 2025 plot gola dhe asiste, tani e pret 2026-ta me sfida “botërore”

“Këtë vit u ndjeva shumë mirë, pata fatin të luaja shumë ndeshje”, – tha Leo Messi pasi fitoi “MLS Cup”. Me dy asistet e tij u shpall MVP i finaleve dhe kandidat për MVP të “MLS 2025”. Pas një 2024-re të mbushur me dëmtime, Messi pati një vit 2025 madhështor në plan individual, duke rritur shpresat e Argjentinës për Botërorin 2026 dhe mundësinë e fitimit të dy Kupave radhazi (2022–2026). Në “MLS 2025” ai fitoi titullin, Konferencën e Lindjes me Inter Miami, u shpall MVP i finaleve, “Këpuca e Artë” (35 gola) dhe asistuesi më i mirë (23), duke luajtur 34 ndeshje: 35 gola, 28 asistime, 63 kontribute në gola, 101 driblime dhe 36 raste të krijuara. Në total më 2025, në të gjitha kompeticionet...