Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
113 -vjetori i Postës Shqiptare, një ekspozitë që sjell trashëgiminë postare shqiptare përmes pullave, dokumenteve…
Një ekspozitë historike, që solli trashëgiminë postare shqiptare përmes pullave, dokumenteve të rralla, fotografive dhe pamjeve filmike u çel këtë dhjetor. Me rastin e 5 dhjetorit, ditë e cila shënon krijimin e administratës së parë postare shqiptare dhe përbën një prej momenteve më themelore në historikun e shërbimit postar kombëtar, Shoqëria Posta Shqiptare në bashkëpunim me Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit organizuan një aktivitet me tematikë përkujtimore dhe ekspozitë dokumentare me karakter historik, kulturor dhe institucional. Ekspozita historike në Arkivin e Filmit në 113-vjetorin e themelimit të Postës Shqiptare solli trashëgiminë postare shqiptare përmes pullave dhe përfshin materiale nga vitet e para të shtetit shqiptar, filateli të hershme dhe objekte postare, duke treguar rolin e rëndësishëm të postës në historinë kombëtare. Aktiviteti u pasurua falë...